Ballina Aktualitet Kisha Orthodhokse hap dyert për Myslimanët, zbardhen bisedimet mes krerëve fetarë

Kisha Orthodhokse hap dyert për Myslimanët, zbardhen bisedimet mes krerëve fetarë

70
0

Nuk është e pazakontë. Siç ndodh e siç promovohet në Shqipëri bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare, rrallë gjen në vend tjetër.

Edhe pse në dukje i lodhur për shkak të moshës, kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse, hirësia e tij Janullatus, priti të shtunën në Kishë Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Islame, Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa të cilin e shoqëronte edhe kreu i Komunitetit mysliman në vendin tonë Hirësi Bujar Spahiu.

Ulur “këmbëkryq” në Kishë, orthodhoksë e myslimanë folën gjatë për luftën kundër ekstremizmit, radikalizimit të dhunshëm në botën myslimane, thuhet në njoftimin e sjellë nga Kisha për këtë takim.

Kisha Orthodhokse hap dyert për Myslimanët, zbardhen bisedimet mes

Janullatusi duke i dhënë rëndësi vizitës, kishte me vete Mitropolitin e Fierit, Hiresi Nikollën, Mitropolitin e Amantias Hirësi Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Hirësi Astin dhe një delegacion të gjerë kishtarësh.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame vlerësoi gjithashtu kontributin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në promovimin dhe kultivimin e harmonisë, dhe tolerancës fetare në vend duke e shndërruar Shqipërinë në një model të shkëlqyer në botë, të bashkëjetesës harmonike midis feve të ndryshme.