Ballina Politika PD kundër protestës së 20 shkurtit, Bejko: Tubim për hallet e ‘Foltores’

PD kundër protestës së 20 shkurtit, Bejko: Tubim për hallet e ‘Foltores’

97
0

Nënkryetari i Partisë Demorkatike, Roland Bejko është shprehur kundër protestës të thirrur nga Rithemelimi i Sali Berishës më 20 shkurt. Në një intervistë për mediat dje, Bejko theksoi se protesta po bëhet për nevojën që ka foltorja e Berishës për mitingje. Ai theksoi se pas masës së sigurisë “arrest-shtëpie” për Sali Berishën, opozita filloi të kishte rrjedhje duke nënvizuar se Berisha nuk mbajti premtimet e dhëna për dy vite me radhë. “Protesta që do të zhvillohet me 20 shkurt është një protestë që bëhet duke u nisur nga rrethanat që është gjetur foltorja dhe aleanca e foltores. Që me izolimin e Berishës, opozita filloi të kishte rrjedhje nga anëtarët e vet dhe të kishte një lloj çorientimi, mungesë besimi dhe thyerje në raport me militantët, mbështetësit dhe lidershipit të saj. Atyre u ishte premtuar për dy vite me radhë, përmes një revolucioni popullor do të përmbysnin regjimin e Ramës për 6 muaj. Kaluan dy vjet dhe kjo nuk u bë dhe lideri jo vetëm që nuk u forcua, nuk bëri një PD më të madhe dhe më demokratike, por bëri një grupim klanor të vogël, ku anatemonte këdo që ishte kundërshtari i tij”, deklaroi Bejko.