Ballina Aktualitet Shkrumbohet nga flakët automjeti në Memaliaj, dyshohet se…

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Memaliaj, dyshohet se…

149
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hënë në Memaliaj. Sipas dëshimtarëve okularë mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së pronarit.

Në vendngjarje ka mbëritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve që kanë shuar flakët. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës.