Ballina Aktualitet “Sterilizimi”/ Ministrja Ogerta Manastirliu paraqitet në SPAK

“Sterilizimi”/ Ministrja Ogerta Manastirliu paraqitet në SPAK

94
0

Ish-ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe Sportit, është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për gati 2 ore e 15 minuta.

Zyrtarja e lartë ka dhënë shpjegime për llogari të hetimit të sterilizimit, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Kujtojmë se deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.