Ballina Kronika U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në Ministrinë e...

U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Ibrahim Licit

43
0

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Ky i fundit u arrestua sipas Policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.