Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thumbuar sërish kryeministrin Edi Rama.
Sipas Vasilit 4.4% për qind e totalit të plehrave u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.
Postimi i plotë i Vasilit:
Vetem 4.4% e plehrave digjen,por Rama eshte shume krenar me inceneratoret!
Edi Rama brohoret me te madhe se eshte shume krenar per Inceneratorin e Tiranes, qe nuk ekziston dhe dy Inceneratore, qe nuk punojne fare ne Elbasan dhe Fier.
Krenaria shume e madhe e Edi Rames vjen se ka realizuar vjedhjen e shekullit, se sa per incenerim, pra per djegjen e plehrave, vetem 4.4 % digjen bile nje pjese ne fushe te hapur pa incenerator fare.
Edi Rama eshte shume krenar sepse SPAK nuk e ndeshkon ashtu sic ligji e kerkon, por ben sikur me ca drejtore e ca specialiste qe te mbroje Ramen dhe Veliajn.
Treguesit flasin vete dhe jane shume trondites:
Eurostat mbi trajtimin e mbetjeve në Europë tregojnë se në vitin 2022 në Shqipëri u gjeneruan 295 kilogram mbetje për banorë, por vetëm 13 kilogram për frymë ose 4.4% për qind e totalit të tyre u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.
Ne te kundert inceneratorët janë kthyer në objekte të “djegies” së fondeve publike. Qe nga viti 2017- janar 2024 ato kanë marrë nga buxheti i shtetit rreth 122 milionë euro, sipas te dhënave nga Ministria e Financave, ndersa miliona të tjera prokurohen ditë pas ditë me qëllim për rikthimin e tyre në pune.