Ballina Ekonomia Zyrtare: Borxhi publik, për herë të parë në 59 % prej 2008....

Zyrtare: Borxhi publik, për herë të parë në 59 % prej 2008. 12.3 % më shumë të ardhura në arkë

121
0

Për herë të pare borxhi publik në fund të vitit 2023 ra në nivelin më të ulët që e nga vitit 2008. Sipas shifrës zyrtare e publikuar nga Ministria e Financave ai është në nivelin 59.2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në tjetër shifër optimiste për ministrinë është edhe ulja e deficitit të buxhetit në 1.4% GDP-së, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Ndërsa përgjatë 2023 janë arkëtuar 643.4 miliardë Lekë është shuma e të ardhurave me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë.

Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Kontribut kanë dhënë edhe bizneset e doganat, ku mallrat e akcizës kanë shënuar rekord në importe.

Edhe shpenzimet sipas Ministrisë së Financave kanë pasur një performance të mirë, kryesisht edhe pas rishikimit të Buxhetit me aktin normativ të 14 Dhjetorit 2023, që bëri një rishpërndarje të tyre.

Sipas të dhënave të raportuara nga ky institucion, shpenzimet e përgjithshme publike arritën rreth 674.7 miliardë lekë. Realizimi i tyre ishte në nivelin 96.6 % të planit të së njëjtës periudhë.