Ballina Aktualitet Amnistia Penale, ministri Manja zbardh detaje nga mbledhja në Komisionin e Ligjeve:...

Amnistia Penale, ministri Manja zbardh detaje nga mbledhja në Komisionin e Ligjeve: Një pjesë e amendamenteve të Alibeajt dhe Nallbatit…

70
0

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja online në Komisionin e Ligjeve. Në këtë mbledhje po diskutohet drafti përfundimtar për Amnistinë Penale.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë pranuar një pjesë e amendamenteve të deputetit demokrat Enkeljed Alibeaj dhe Bledion Nallbatit.

“Kemi qenë në kontakt me Komisionin e Ligjeve dhe na janë vënë në dispozicion propozimet. I kemi rakorduar ato që parashtroi edhe relatori. Dua ta nis shkurtimisht amendamentet. Kjo do të shtrihet deri në datën 31/01/2024. Ky propozim është zgjedhur me gamën e personave të dënuar ose që janë në ndjekje penale. Sigurisht është pranuar edhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhjen me organizimet e protestave. Personat e armatosur në protestë që dënohen deri në 3 vite burg. Edhe këto kanë qenë pjesë propozime dhe amendamenteve që ka propozuar deputeti Eneklejd Alibeja. Goditja për shkak të detyrës ne nuk e kemi pranuar. Për shkak të rrezikshmërisë dhe parimeve që ka amnistia ne nuk e kemi pranuar. Po ashtru edhe shkatërrimin e pronës nuk e kemi pranuar. Për këto vepra ne kemi mbajtur linjën që kishim.

Për veprat që kanë të bëjmë me tubime politike ne i kemi pranaur.

Propozimin e Nallbatit e kemi pranuar edhe për të siguruar barazinë., është mbajtur në konsideratë barazia. Bëhet fjalë për përfitimin e zbritjes së dënimet 1 vit për meshkujt dhe 1.5 vite për gratë dhe vajzat”, u shpreh ai.