“Ngarkesa dhe fluksi i lartë i dokumenteve, të cilat nënshkruhen/vulosen nga infrastruktura në kuadër të shërbimeve tërësisht online të ofruara për qytetarët dhe bizneset, ka shkaktuar një mosfunksionim të pjesshëm në shërbimet e nënshkrimeve elektronike. Sigurojmë qytetarët dhe bizneset se stafi ynë teknik po punon për të optimizuar dhe shtuar resurset e kësaj infrastrukture, jo vetëm për rikthimin në normalitet, por edhe për të parandaluar përsëritjen në vazhdim. Dëshirojmë të bëjmë me dije se problematikat e nënshkrimit elektronik, të cilat po adresohen aktualisht, nuk ndikojnë në mirëfunksionimin e sistemit të fiskalizimit për të gjithë subjektet tatimpaguese, të cilët janë pajisur me certifikat elektronike për përdorimin e këtij shërbimi”.-thuhet në njoftim.