Ballina Politika Gazetari: Berisha përfaqëson valën e anti-amerikanizmit, e vetmja kartë që i ka...

Gazetari: Berisha përfaqëson valën e anti-amerikanizmit, e vetmja kartë që i ka mbetur për të mbijetuar

57
0

Analisti Lavdrim Lita tha se Sali Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit.

“Nëse nuk hiqni Berishën nga Pd ju do hani bar, kështu ka thënë Kim.

Në vendin tonë ka një valë anti amerikanizmi që sot përfaqësohet nga Berisha.

I ka mbetur e vetmja kartë në publik për të ndjekur dhe mbijetuar në politikë”, tha Lita në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report tv.

Një përgjigje të ashpër pati për deputetin Bledion Nallbani që tashmë i është bashkuar Rithemelimit.

“Ju keni bërë Gaz Bardhin shef me 2000 vota. I gjithë grupi parlamentar e tradhtoi kryetarin e partisë se shkoi te Berisha”, shtoi Lita.