Ballina Rajoni Grabiti karburantin dhe plagosi punonjësin, e pëson keq shqiptari në Greqi

Grabiti karburantin dhe plagosi punonjësin, e pëson keq shqiptari në Greqi

67
0

Momente makthi ka përjetuar një 27-vjeçar, punonjës i një karburanti, në orët e para të së martës, në Agios Anargyros në Greqi.

Sipas burime policore, një 28-vjeçar shqiptar ka hyrë me çekiç në pikën e karburantit duke e goditur dhe plagosur punonjësin. Ai rrëmbeu paratë që gjeti dhe u largua me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur makinat patrulluese të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke dhe pas kontrolleve, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojë autorin.