Ballina Kronika Kërkohet ekstradimi nga Turqia, babai i Ibrahim Licit: Kam prova që djali...

Kërkohet ekstradimi nga Turqia, babai i Ibrahim Licit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja

73
0

Një ditë pasi prokuroria e Shkodrës i dërgoi ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, ku u arrestua pak ditë më parë, babai i tij Mustafa Lici ka mohuar akuzat.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim.”, tha Lici për mediat.