Çelet fondi i krijimtarisë letrare për të rinj nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Njoftimi në faqen e QKLL lexon se në bazë të VKM nr.24 m dt. 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e QKLL”, paragrafi 3, pika a) QKLL harton programet dhe financon projektet në fushën e librit” hapet thirrja “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj” për vitin 2024. Nepërmjet këtij fondi synohet promovimi dhe spikatja e autorëve të rinj shqiptarë për tu botuar dhe bërë pjesë e hapësirës së njohjes nga lexuesi.
·Thirrja u drejtohet të rinjve, lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
·Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me një licencë përkatëse, nepërmjet përfaqësuesit ligjor.
·Shuma e financimit do ti paguhet direkt botuesit. Kjo shumë shërben për mbështetjen e procesit krijues.
· Aplikimi fillon në datën 5.02.2024 dhe mbyllet në datën 5.03 2024 në ora 14:00
·Nëse dokumentacioni nuk është i plotë aplikimi nuk do të merret parasysh.
Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në formë postare në zyrën e protokollit të QKLL Brenda datë 5.03.2024, ora 14:00, në adresën elektronike: info@qkll.gov.al dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr.1010, Tiranë, Shqipëri. Juria që do gjykojë veprat më të mira të të rinjve do përbëhet nga shkrimtari Brajan Sukaj, gazetari Blendi Salaj dhe teologu Gjergj Meta. Për çdo informacion tjetër QKLL rekomandon të kontaktohet në adresën e saj të mailit. A.K./TemA