Ballina Politika “Rama “përzë” shqiptarët e mbush me refugjatë…”/ Deputeti Shehu liston arsyet pse...

“Rama “përzë” shqiptarët e mbush me refugjatë…”/ Deputeti Shehu liston arsyet pse duhet protestuar sot

89
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pak para protestës që pritet të mbahet pasditen e sotme para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Permes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Shehu ka listuar disa arsye, që sipas tij tregojnë pse qytetarët duhet ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

Postimi i plotë i Shehut:

Arsye madhore per te protestuar sot:
1-Rama “perze” shqiptaret e mbush me refugjate!
2-Kthen vendin ne nje “trampoline” trafiqesh njerezore me forcim te grupeve kriminale.
Thellesisht djallezor eshte qellimi i Rames me Mareveshjen me Italine per refugjatet.
Mjafton te lexosh aresyetimin e Gjykates Kushtetuese per te kuptuar “anti kushtetushmerine” e asaj mareveshje e lojen e rrezikeshme te Rames:
–“Qëllimi i migrantëve është strehimi në shtetin italian dhe kërkesën për mbrojtje e adresojnë pranë autoriteteve italiane, ndaj në rast refuzimi të kërkesës nga autoritetet italiane ata nuk pengohen nga dispozitat e Protokollit për Migracionin në shprehjen e vullnetit për të paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për mbrojtje dhe azil në Shqipëri.”

Eshte e qarte se nga 36 mije refugjatet ne vit qe do te dislokohen ne Shqiperi, shume pak prej tyre do te perfitojne statusin e azilantit ne Itali.
Pjesa dermuese e tyre, sipas ketij aresyetimi, do te preferojne te aplikojne per stausin e azilit ne Shqiperi, pra:
-Nuk do te kthehen nga Italia ne vendet e origjines.
–Do te mbeten ne Shqiperi sepse do te kerkojne azil, e drejte kjo e tyre sipas GjK.
-Nje pjese e tyre do te qendrojne ne vendin tone per te “zevendesuar” shqiptaret e larguar. Shume komode kjo per rregjimin se keta as votojne e as protestojne.
-Pjesa tjeter do te tentojne te kalojne ilegalisht ne Itali etj, duke “ushqyer” trafikantet e krimin.
Dhe Gjykata Kushtetuese e deklaron Kushtetuese ate Mareveshje, duke paraqitur argumenta anti Kushteues.
Dhe rregjimi i interesuar per largimin e shqiptareve, nen “bekimin” e ketij vendimi: —-Kerkon te mbushe vendin me refugjate.
–Apo te forcoje grupet kriminale te trafiqeve si bashkepuntore e mburoje per ate.
Neperkembje tragjike kjo e interesave tona madhore.
Arsye tjeter per te protestuar sot!