Ballina Politika “Rama po shkatërron edhe parkun kombëtar të Divjakës”/ Protesta e opozitës, deputetja...

“Rama po shkatërron edhe parkun kombëtar të Divjakës”/ Protesta e opozitës, deputetja Zhupa ka një mesazh për qytetarët

48
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sot në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkatërrojë edhe parkun e Divjakës.

Zhupa u bëri thirrje qytetarëve që kjo të jetë një arsye më shumë për të protestuar sot në orën 17:30 përpara kryeministrisë.

Gjatë deklaratës ajo ka publikuar edhe disa foto ku tregohet se si sipas saj do të transformohet parku i Divjakës.

Deklarata e plotë

Me investigimin e gazetarit Artan Rama, ra edhe fasada që mbulonte ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura, që Partia Demokratike e ka kundërshtuar që ditën e parë.

Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.

Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkri për vendin do të shuhet me këtë projekt.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.

Të dashur qytetarë,

Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë që mund ta ndajë në copa për klientët “duke ngrënë qofte te Veranda”!

Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore.

Të gjitha bashkë në protestë!