Ballina Rajoni Vuçiç ‘shuplakë’ perëndimit, nuk tërhiqet nga vendimi për Rusinë

Vuçiç ‘shuplakë’ perëndimit, nuk tërhiqet nga vendimi për Rusinë

111
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se pavarësisht presionit të madh që merr nga Perëndimi, nuk do t’i vendosë sanksione Ruisisë.

Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Andrei Kondrasov, Vuçiç tha se do të përpiqet të mbrojë qëndrimin e tij për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në të ardhmen.

“Përgjigja ime do të jetë e njëjtë, se do të mundohemi të mbrojmë sa më shumë qëndrimin tonë. Ne e bëjmë këtë për dy vjet tani. Nuk e di se sa do të mund ta vazhdojmë këtë, por shpresoj që po”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se vendimi për të mos vendosur sanksione është marrë në interes të vendit dhe bazuar në përvojën e popullit serb nga sanksione të ngjashme të vendosura ndaj tij në të kaluarën.

Ne vendosëm të dënojmë konfliktin, siç bënë të gjithë, por jo të vendosim sanksione. Ne e dimë se si është kur të vendosen sanksione dhe do të ishte e padrejtë të trajtohej kështu populli mik rus”, ka theksuar Vuçiç.

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione, duke e cilësuar këtë qëndrim si “të ndershëm” dhe ka përdorur shprehjen popullore: “Miku i mirë shihet në ditë të vështira”.