Ballina Politika “Dëmet do të jenë të pakthyeshme”, deputetja Zhupa ‘dënon’ pr.ligjin për zonat...

“Dëmet do të jenë të pakthyeshme”, deputetja Zhupa ‘dënon’ pr.ligjin për zonat e mbrojtura: Do të jetë shesh ndërtimi për…

220
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilën projektligjin për Zonat e Mbrojtura, një ligj me porosi.

Në një komunikim televiziv, Zhupa thotë se qëllimit i ligjit është të ndërtohet në zonat e mbrojtura ku aktualisht nuk lejohet dhe si i tillë ai është veçse një ligj që i shërben interesave klienteliste.

“Janë argumente që lidhen tërësisht me dëmtimet që i sjell Shqipërisë ky ligj që për mua nuk është gjë tjetër veçse një projektligj klientelist, që i shërben interesave të disa oligarkëve që mesa duket ja kanë kërkuar dhe u ka premtuar Edi Rama.

E dyshoj sepse ky projektligj nuk kanë arritur asnjë nga deputetët socialist, as propozuesit, as qeveria, as komisionet, të thonë një të mirë që i sjell ky projektligj zonave të mbrojtura, florës, faunës, trashëgimisë sonë natyrore, asaj që është Shqipëria sot dhe do te jetë në të ardhmen.”

Deputetja Zhupa rendit faktet dhe argumentet se pse ky ligj do te heq tërësisht mbrojtjen e këtyre zonave të mbrojtura.

Teksa aty do të ndërtohet nga oligarkët do të shkatërrohen tërësisht zona të mbrojtura si Parku Divjakë-Karavasta, Narta, Dajti, Kune Vain, Butrinti, etj.

“Ka disa argumente, e para se pse përfundimisht ky ligj do ti hiqi mbrojtjen e Zonave të mbrojtura. Ajo do të jetë thjesht dhe vetëm një emër dhe çdo zonë e mbrojtur mund të jetë një zonë shesh ndërtim për beton dhe për oligarkët për investime strategjike, siç e  vendosen edhe në ligj dhe për çdo projekt tjetër që nga shpimet e gazit e çdo gjë tjetër.

Praktikisht Shqipëria do të jetë i vetmi vend që s’do të ketë zona të mbrojtura, pasuri mjedisore, natyrore të mbrojtura nga shteti.

Së dyti dëmi që sjell, është një dëm që specialistët e argumentojnë me faktin se është i pakthyeshëm. Pra nuk është një dëm se e bën sot e falimenton shtetit dhe nesër e rikuperon, por në dëm që nuk e rikuperon dot nesër. Nëse ti e shkatërron sot Parkun Divjakë Karavasta apo shkarton sot Nartën, ose parkun Kombëtar të Dajtit, ti nëse ndërton aty e shkatërron aty përfundimisht dhe nuk e kthen dot më në zgjidhjen e mëparshme, dje po e dëmton përjetësisht duke i shkatërruar florën- faunën, mjedisin.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.”,