Ballina Aktualitet Elbasani dyfishim të lindjeve në moshë të hershme, ja sa numëron brenda...

Elbasani dyfishim të lindjeve në moshë të hershme, ja sa numëron brenda një viti

90
0

Lindjet nga nënat minorene në qarkun e Elbasanit ka shënuar trend rritës krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2023 janë 28 vajza që kanë lindur fëmijë ndërsa janë nën moshën 18 vjeçare, një numër dyfish më i lartë krahasuar me vitin paraardhës.

Të bëhesh me fëmijë ndërsa je ende vetë fëmijë. Fenomeni i lindjeve në moshë minorene jo vetëm është I pranishëm në Elbasan, por gjatë vitit 2023 numri i lindjeve nga vajza që nuk kanë mbushur të 18-tat është dyfishuar. Mjeku Olgert Alla na njeh me rrisqet që përballet nëna por dhe foshnja e saj, teksa kryen një lindje në moshë jo të maturuar.

Bluzat e bardha thonë se për të minimizuar fenomenin është e domosdoshme një fushatë që të përfshijë familjen-shkollën dhe strukturat spitalore, ndërsa referuar rasteve ajo që vihet re është që lindjet më të shpeshta te nënat minorene janë në komunitetin rom. Lindjet jo në moshë madhore përballen me probleme të shumta sociale-ekonomike deri te ato shëndetësore.