Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për një pallat që kishte shkelur lejen e ndërtimit, pasi kishte tejkaluar afatet e ndërtimit.
Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.