Ballina Politika Ligji për Amnistinë Penale, Basha bën paralajmërimin e rëndësishëm: Po përdoret nga...

Ligji për Amnistinë Penale, Basha bën paralajmërimin e rëndësishëm: Po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve

45
0

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk do të marrë nesër pjesë në seancën parlamentare kur do të votohet edhe ligji për Amnistinë Penale.

Ai ka shtuar se një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim.

“Ndaj sot dua ta bëj të qartë që PD jo vetm që nuk do jetë pjesë e kësaj manovre, por do të bëjë gjithçka për të faktuar se kërcënimi kryesor i luftës kundër pandëshkueshmërisë është Edi Rama.

PD inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët të vazhdojnë punën e tyre. Një drejtësi e reformuar ka për detyrë për të hetuar dhe dënuar zyrtarë të përfshirë .

PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim që është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar.

Nëse propozimet tona për aministimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen PD do të rishikojë vendimin e saj.”, tha Basha.