Ballina Sport Mungesa të rëndësishme për Erzenin, testi i ndryshimeve në skuadër do të...

Mungesa të rëndësishme për Erzenin, testi i ndryshimeve në skuadër do të jetë Vllaznia

84
0
Cerekfinalja e Kupës së Shqipërisë, i ka rezervuar sot Erzenit përballjen me Vllazninë e Shkodrës, ndeshje kjo e cila luhet në Rrogozhinë në orën 13:30 dhe ajo e kthimit me 5 mars, në “Loro Boriçi”.
Kujtojmë që në 1/8-at, shijakasit luajtën me Bylisin, ku fituan me rezultatin 2:1 falë golave të Kahrimanoviç dhe Mihanës, duke kaluar në fazën aktuale. Skuadra e Skerdi Bejzades po kalon një moment të vështirë në kampionat ku në 4 ndeshje, ka humbur tri prej tyre e ka marrë një barazim, dhe në tabelën e renditjes janë në vendin e parafundit.
Ditët e fundit, Ergys Luga i është bashkuar Ardit Beqirit dhe Skerdi Bejzades në stafin teknik. Kjo gjendje shqetësuese e ka mobilizuar ekipin shijakas, në përgatitje më të thella e sipas burimeve brenda klubit, drejtuesit, kërkojnë rezultate më të mira dhe sfidat në Kupë janë një test i mirë për të parë nëse strukturimet që po ndodhin në brendësi të skuadrës, janë të duhurat.
Përsa i përket organikës, kreut të pankinës do t’i mungojnë Mihana e Migone të cilët ndjejnë akoma shqetësime në fizikun e tyre, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar rregullisht seancën stërvitore. Pas 4 ditëve ndaj Kukësit në transfertë do të jetë edhe një ndeshje përcaktuese për Erzenin./PS