Ballina Opinion Presidenti “shqiptar”

Presidenti “shqiptar”

135
0

Fatkeqësisht, politika shqiptare: në Shqipëri, Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriut, është për ta vajtuar me Gra Zajazi. Unë si shkrimtar shqiptar, moti kohë nuk udhëhiqem nga individë partiak, as Parti politike. Aqmëpak, nga kalorës politik të dalldisur dhe arrtisur fushave, pas posteve politike, pasurisë personale dhe familjare. Udhëhiqem nga Tri Zana të Shqiptare të maleve, që më prijnë para në Luftë me Penë për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive. Liri. Njëra, më pri para në Luftën me Penë. E, Dy të tjerat më mbajnë përkrahu.

Rrezik Historik, Sot! Presidenti, “shqiptar”?! Edhe, atë, me kandidatin për “president” në Mqedoninë e Veriut, nga kontenierët e bërllokut Neokomunist. Qytetit Historik të Xhemë Hasa Gostivarit (1908 – 1945). Mjafton, mbiemri i kandidatit për president në Maqedoninë e Veriut. Shkaku, se: ne, si shqiptarë gjatë sistemit komunist jugosllav kemi pasur edhe president të Jugosllavisë, shkrimtarin Sinan Hasani. Përmëtepër, ka qenë edhe autori i romanit të parë në Kosovë: Rrushi ka nisë me u pjek (1957). President i Jugosllavisë (1986 – 1987). Edhe, shqiptarë të tjerë me poste politike të larta në Kosovë: Fadil Hoxhën, Veli Devën, Mahmut Bakallin, Vullnet Starovën në Maqedoni etj. Mos përmend edhe emëra të tjerë shqiptar si politkanë gjatë sistemit komunist. Edhe, Neokomunist. Presidenti Sotshëm, nuk, është polikan shqiptar!

Kosova edhe, pse: ishte si Krahinë jugosllave me formalitete politike, asaj kohe ishte Shtet Shqiptar. Kosova e kishte edhe policinë shtetërore të Kosovës. Serbi, asaj kohe në Kosovë nuk kishte vend pune, nëse nuk e dinte gjuhën shqipe. Tjetër punë është ajo, se: me provokimet e politikës serbe policia e Kosovës, vetë i dorëzoi armët. Punë tjetër, është ajo, se: serbët e mësuan gjuhën shqipe edhe më mirë se ne vetë shqiptarët e Kosovës në shtetin e ”përbshkët” të Jugosllavisë.

Problem, me të cilin unë pata mosmarrëveshje kur u ktheva në Shkup, Kryeqytetin e Maqedonisë Sotshme të Veirut. Kudo, nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” jugosllav, dhe restorante sipas shprehisë nga Kosova u drejtorehesha në gjuhën shqipe. Puntorët administrativ dhe kamerirët i rrudhnin krahët, nuk më kuptonin. Tek tashti, e kuptoja se, nuk jam në Kosovë, por në Maqedoninë e jugosllavisë komuniste. Edhe, pse: shqiptarët, Sot: turren me të katra pas postit politik për presidentë “Shqiptar, kur pas vetes si “komandantë”, nuk kanë asnjë ushtarë. Së paku, ta kishin me vete edhe ushtarin “Askeri” nga Kërçova?! Edhe, ai: Komandant: ”Askeri”. Vetëmse, “komandantë” pa ushtarë, në Luftë, dhe “Liri”. Problem tjetër, është ai se: edhe gjatë Luftës të Kosovës 1988/’99 -të, dhe në Maqedoni (2001) patëm vetëm komandantë pa ushtarë. Përjashtim bënte vetëm “Askeri” nga Kërçova, edhe ai si komandant “Askeri”.

Edhe, sot: kemi “demokraci”. Mos e them, edhe “Liri”. Shtete shqiptar: Shqipërinë. Republikën e pavarur të Kosovës, Republikën e Maqedonisë Veriut. Shtete, me tre kryeministara shqiptar, ende pa shtet Etnik Shqiptar?!.

Ende, turremi si politikanë shqiptar me të katra këmbadoras pas posteve politike, dhe pasurisë personale, familajre e partiake: Kryeminstër, President ” shqiptar”?! Mendimi im si shkrimtar: shqiptarëve, Sot: nuk u duhen postet politike partiake, as të Kryeminstrit, as Presidentit “shqiptar”. Por, mendë në kokë! Jo, këmbë e tru në legen. Vetëdija politike shqiptare për Ditën e Nesërme. Largëpamësia.

Fatkeqësi, kombëtare! Sot, ende turremi pas Presidentit “shqiptar”?!…