Ballina Politika “Qëllimi nuk ishte të rrëzonin Ramën”, avokati i njohur sulmon Rithemelimin: Një...

“Qëllimi nuk ishte të rrëzonin Ramën”, avokati i njohur sulmon Rithemelimin: Një forcë politike që thotë jetojnë nën regjimin e Ramës dha dje shfaqje…

49
0

Avokati Rezart Kthupi tha përmes një interviste televizive, se qëllimi i protestës së djeshme ishte të tregonte se kush është më i forti i opozitës dhe jo rrëzimi i Ramës.

Duke vijuar më tej Kthupi tha se Rithemelimi dje dha shfaqen më të bukur të mundshme të demokracisë.

“Nuk kuptova kush ishte qëllimi i protestës, nëse ia arritën qëllimin me numra.

Qëllimi nuk ishte të rrëzonin Ramën, por të tregonin kush është më i forti i opozitës. Opozita nuk është çështje shifrash, por çështje fryme. Janë 600 shqiptarë që votojnë kundër Ramës. Ajo që ndodhi dje, një forcë politike që thotë jetojnë nën regjimin e Ramës dha dje shfaqen më të bukur të mundshme të demokracisë. Por nuk mund të bashkëjetojnë regjimi dhe demokracia.

Sot askush nuk mund të dalë dhe të thotë jemi në regjim. Regjimi e la të protestonte lirshëm.”, tha Kthupi.