Ballina Bota Shpërthimet në rrjetin e tubacioneve të gazit në tre provinca në Iran,...

Shpërthimet në rrjetin e tubacioneve të gazit në tre provinca në Iran, ja kush fshihet pas sulmeve

76
0

Izraeli qëndron pas sabotimit të rrjetit të tubacioneve të gazit që ndërpreu furnizimet në të paktën tre provinca iraniane javën e kaluar.

Kështu denoncoi ministri i Naftës, Javad Oëji, duke pretenduar se “komploti u prish”. Më 14 shkurt, shpërthimet goditën tubacionet e gazit në qytetet Safashahr, në provincën jugore të Fars, dhe Borujen, në provincën jugperëndimore të Chaharmahal dhe Bakhtiari.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati viktima, por furnizimet u ndërprenë në provincat e Khorasanit të Veriut në verilindje, Lorestanit në perëndim dhe Zanjanit në veriperëndim.