Ballina Aktualitet “Vrasje për hakmarrje”, ja kush janë dy kushërinjtë që thurrnin plane për...

“Vrasje për hakmarrje”, ja kush janë dy kushërinjtë që thurrnin plane për vrasjen e të fortit të Vlorës

132
0

Është zbardhur emri i një prej personave të shpallur në kërkim i cili në bashkëpunim me Amarildo Nikollin dhe Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj përgatitën planin për të vrarë Ines Hajrullën në muajin gusht të vitit 2023.

Bëhet fjalë për Leonard Zejno i cili sipas policisë në momentin kur është arrestuar Nikolli ka qënë në afërsi të kompleksit Oslo së bashku me kushëririn e tij E.Zejno.

Nikolli ka treguar se dy kushërinjtë Zejno dhe Muahrrem Koroveshi i kanë ofruar një shumë prej 300 mijë euro për ta kryer këtë ekzekutim.

Po ashtu ata i kanë ofruar dhe mjetet për të kryer vrasjën si dhe mundësi largimi pas ngjarjes.

Policia ishte afër kapjes së tyre po dy kushërinjtë Zejno u larguan me shpejtësi.

Sipas të dhënave bësohet se krimi i pa realizuar në Vlore do të ndodhte për disa hesape të vjetra që kanë ndodhur në Vlorë.

Bëhët fjalë për hasmëri që nga viti 1997 dhe me pas është ripersëritur në 2013.

Në këtë vit në Vlorë u vra gabimisht Erigert Zejno.

Kjo ngjarje u zbardh 6 muaj më vonë dukë arrestuar 3 persona.

Për dy djemtë e xhaxhallarëve është kryer kontroll i imtësishëm në territorin tonë por nuk është arritur në zbulimin e vendodhja së tyre.