Nga Zenel Çeliku*
Tre ditë më parë grupi i rithemelimit të PD organizuan një protestë të madhe për të shprehur rrevoltën ndaj Qeverisë Rama. Protesta kishte si qëllim të sensibilizoi shqipëtarët për t’u ngritur në këmbë kundërt kësaj qeverie e cila është e zhytur në korrupsion – sipas Rithemelimit. Protestat janë të shëndetshme dhe një mënyre e shprehur demokratike ku si në Çdo vënd protestohet për problemet që shëtësojnë shoqërinë. Pa dyshim kjo është një e drejte demokratike për shoqërinë tonë, ku cilido mundet të shpreh shqetësimet që ka dhe nga ana tjetër, opozita bën të gjitha përpjekjet për të sensibilizuar shoqërinë dhe votuesit e saj si një formë demokratike për të ardhur në pushtet. Mirë e bukur deri më tani, por si gazetar politik me përvojë 29 vite, nuk mund të rri pa komentuar diçka që mua dhe shumë shqipëtarëve iu vra syri. Pas kaq vitesh ishte protesta e parë e opozitës me një pjesëmarje kaq masive, kjo është gjë e mirë, por kjo është protesta unikale në Shqipëri pa asnjë flamur amerikan. Historikisht Shqipëria nuk do të egzistonte kur Amerika vuri veton për mos copëzimin e Shqipërisë nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Londrës më1913. Jo vetëm kaq, por Amerika është promotor i rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, ashtu siÇ ishte Çlirimi i Kosovës pikërisht nga SHBA-të. E Çuditshme, veprimet jo miqësore më Amerikën janë plotësisht në sinkron me lëvizjet politike nga Rithemelimi në Shqipëri dhe nga Qeveria e Kosovës dhe konkretisht nga Albin Kurti. Të organizosh një protest masive dhe të mos ketë një flamur amerikan, kjo bën Çudinë më të madhe dhe aspak miqësore për Rithemelimin. Se sa miqësor janë ky grupim politik të cilët e quajnë vehten si përfaqësues të PD, këtë e dimë sepse më rastin e vizitës të Anthony Blinken në Tiranë pak ditë më parë, figurat kryesore të Rithemelimit u turrën shpejt dhe si në rrjesht ushtarak nxorren nga gojët e tyre shumë kritika dashakeqëse për figurën e Blinket. Kjo ishte e pa precedent ndaj Nr 2 të partnerit më të madh për shqipëtarët. Le të largohemi nga këto qëndrime që janë në dëm të Shqipërisë dhe të përqëndrohemi tek protesta e tre diteve më parë. Shqipëtarët janë koishient se Shqipëria nuk hecën përpara pa mbështetjen historike të SHBA-ve. Atëherë lind pyetja; Kujt i shërben ky qëndrim jo miqësor me Amerikën kur në një protestë të madhe nuk shikojmë një flamur amerikan ??? E Çuditshme, si në korr, folësit në atë tribunë të ngritur nga Rithemelimi, asnjëri prej tyre nuk guxoi të përmend asnjë fjali për SHBA-të, por indirekt kritika dhe qëndrime rradikale per partnerin tonë strategjik !!!! Si është e mundur që ata si një rrjesht si në kohën e monizmit, nuk kishin kurajo të artikulonin asnjë sekond SHBA-në ??? Ky veprim i pa precedent është shumë i rrezikshem për ne shqipëtarët këtu e kudo janë, sepse vjen një ditë që edhe partneri kur shikon se nga shqipëtarët nuk ka respekt dhe mirënjohje për Çfar kanë bërë SHBA-të, nuk është aspak Çudi që një ditë ata të kthejnë shpinën duke të lënë si peshku pa ujë. E vërteta është se po të jetë puna për politikanët tanë destruktiv, Shqipëria nuk do të gezonte aspak mbështetje titanike nga Amerika. Është e Çuditshme, Amerikën e duam për ndihma kur jemi keq, e duam kur jemi në fillimet e pushtetit, pastaj bëjmë sikur jemi mirë e bukur edhe pa ndihmën e saj, kjo nuk është aspak e ndershme dhe është dëmprurëse per vetë shqipëtarët. A nuk është Amerika për Reformën në Drejtësi për të cilën ata financuan mjaft para për një drejtësi të re ??? Reforma në Drejtësi u votua si rrallë herë nga 140 deputetet e Parlamentit Shqipëtarë dhe tani kjo drejtësi akuzohet e baltoset si e korruptuar e të tjera akuza të papërgjegjshme dhe kjo bëhet për të zhvleftësuar investimin amerikan në këtë zhvillim historik për Drejtësinë në vëndin tonë. Gjithsesi, si shumë e shumë shqiptarë që Amerikën e shikojmë suport dhe shpresë për një Shqipëri si e gjithë Europa, le të besojmë se politikanët që “harruan” të përmendin SHBA-të, shpejt do t’i therrasin koishiencës së tyre dhe do të korigjojnë gabimet të cila rëndojnë drejtperdrejt në popullin tonë i cili aspiron që vëndi ynë të bëhet pjesë e denjë e BE, por pa ndihmën dhe investimin politik të Uashingtonit, kurrsesi kjo nuk mund të arrihet.
*TIR-FAX News Agency