Ballina Aktualitet Aksident i frikshëm në Shijak, makina del nga rruga dhe përfundon në...

Aksident i frikshëm në Shijak, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

63
0

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të “4 rrugëve” të Shijakut.

Në pamjet nga vendngjarja, shihet se një automjet ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar, veç dëmeve të shumta materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore e grupi hetimor, të cilët po vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.