Ballina Politika ‘Amnistia’/ Çupi: PD ndërroi mendje rrugës, Basha është i mbytur nga kompleksi...

‘Amnistia’/ Çupi: PD ndërroi mendje rrugës, Basha është i mbytur nga kompleksi i inferioritetit

40
0

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka ndërruar mendje në lidhje me votimin e projektligjit për amnistinë penale.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Basha është mbytur nga kompleksi i inferioritetit.

Sipas Çupi, çështja e të burgosurve është çështje politike e strategjike, teksa shtoi se deputetët e opozitës, nuk po arsyetojnë si politikanë në dobi të vendit.

“Mesa kuptohet, sot, më saktë dje, mazhoranca është para një të papriture shumë të madhe. Një prej elementëve të politikës, ka ndërruar mendje rrugës, Partia Demokratike. Mazhoranca nuk pret gjë prej Foltores apo Rithemelimit, por prej Partisë Demokratike, se e kishte propozuar vetë së pari. Aty nuk u doli zot. Mazhoranca bëri aktin që të liroheshin. Besoj se kanë ndodhur disa gjëra. Ka ndodhur që Basha është mbytur nga kompleksi i inferioritetit. Edhe kësaj here në bisedime, ka menduar që Rama do t’ia hedhë, gjë primitive në politikë. Nuk premton për një politikë stabile të Partisë Demokratike. Është një fenomen në atë kamp, gjërat ndryshojnë rrugës. Niset Lulzim Basha, ai ndodhet para një presioni shumë të madh, pas braktisjes nga sekretari Blinken dhe po tenton t’i afrohet me çdo kusht politikave amerikane, papritur largohet nga politikat amerikane.

Ajo çfarë është shumë e rëndësishme, këta politikanë kanë probleme të mëdha me politikën dhe strategjinë. Çështja e të burgosurve nuk është thjesht ekonomike, mirësie, ajo është brenda, por sot çështja e të burgosurve është çështje politike dhe strategjike. Ai që është manipuluar nga politika, është në burg. Askush në botë nuk ka kapacitete për të mbajtur shumë të burgosur. Këta politikanë nuk arsyetojnë dhe gjykojnë si politikanë në të mirë të vendit”, theksoi ai.