Ballina Politika Berisha në ‘arrest shtëpie’, mbështetësit e ish-kryeministrit mblidhen sërish poshtë banesës së...

Berisha në ‘arrest shtëpie’, mbështetësit e ish-kryeministrit mblidhen sërish poshtë banesës së tij

106
0

Mbështetës demokratë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë mbledhur sërish pasditen e kësaj të enjte në shenjë proteste poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Ata kundërshtojnë masën e arrestit të shtëpisë të vendosur nga GJKKO dhe kërkojnë heqjen e masës të vendosur ndaj liderit të opozitës.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej muajit dhjetor.

Ai është në hetim për për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.