Ballina Aktualitet “Berisha u arrestua nga Rama”, gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e bujshme:...

“Berisha u arrestua nga Rama”, gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e bujshme: Blinken shërbeu për të…

97
0

Edhe për gazetarin shqiptaro amerikan Peter Lucas, vizita e sekretarit amerikan Antony Blinken, ka shërbyer për të eklipsuar aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal.

Në një koment në gazetën amerikane Boston Hearld, Lucas thekson se kjo vizitë simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën.

Gazetari  shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë, e cila sipas tij shërbeu për të eklipsuar aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal.

Në një artikull për gazetën e madhe amerikane “Boston Hearld” , Peter Lucas shkruan  se kjo vizitë simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën.

“Ndalesa e shkurtër e Blinken në Tiranë, gjatë rrugës për në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, shërbeu si një shpërqendrim i madh për marrëdhënien McGonigal/Rama dhe dënimin e McGonigal. Rama mirënjohës e priti Blinken sikur të ishte kryetar shteti.

Vizita simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën dhe për të gjymtuar fushatën e tij.

Pyetja pa përgjigje është: Nga erdhi pagesa prej 225 mijë dollarësh për McGonigal dhe për çfarë shërbente?

Gazetari Peter Lucas thekson se ashtu si Joe Biden, Edi Rama me ndihmën e Blinken po sigurohet që kundërshtari i tij të bëjë fushatë i izoluar.