Ballina Aktualitet Dhunoi të dashurën greke dhe e detyroi të abortonte fëmijën, ky është...

Dhunoi të dashurën greke dhe e detyroi të abortonte fëmijën, ky është 27 vjeçari shqiptar

207
0

Mediat greke kanë publikuar foton e 27 vjeçarit shqiptar Ymer Haxhiaj i cili ka dhunuar dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19 vjeçare greke për të dështuar fëmijën që mbante në bark.

Arrestimi i tij u bë i mundur në vendin e quajtur Cilivi pas denoncimit të bërë nga e reja Athina Marula.

Të rinjtë bashkëjetuan për pak kohë por më pas nisën mosmarrëveshjet mes tyre. 19 vjeçarja vendosi të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj.