Ballina Sport ‘Dyrrah City’ merr jetë, 60 trajnerë leksione nga ekspertët e Man. Cityt!...

‘Dyrrah City’ merr jetë, 60 trajnerë leksione nga ekspertët e Man. Cityt! Administratori Ndoci: Fillojmë në prill, ja si do funksionojë akademia

112
0

‘Dyrrah City Football Academy’ ka filluar të marrë jetë. Ky është një bashkëpunim i qeverisë shqiptare me “City Group”, grup që ka në pronësi disa klube dhe pjesë e tyre është Manchester City.

Paraditen e së enjtes në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet, rreth 60 trajnerë nga zona e Tiranës dhe Durrësit morën leksione nga dy trajnerët e ardhur nga Anglia. Pas anës teorike, gjithçka u demonstrua në fushë ku ishin me dhjetra fëmijë që u stërvitën.

Për mediet foli edhe Gjergji Ndoci, administratori i kësaj akademia që do fillojë ndërtimin në Durrës gjatë shtatorit. Ai tha në gjatë prillit do ketë një fushatë disa ditore për të pikasur elementët e rinj dhe pjesë e tyre do jenë lojtarë nga mosha 7 deri në 19 vjeç.

“Ky është një bashkëpunim i Manchester Cityt me qeverinë shqiptare. Kjo e jona është akademia e tetë e Cityt. Në të do të marrin pjesë futbollistë nga 7 deri në 19 vjeç. Ky është një kontribut për futbollin shqiptar.

Rreth 60 trajnerë nga akademitë e Tiranës morën pjesë në leksionet e dy lektorëve anglezë, Gavhin Rhodes dhe Andy Smith. Kompleksi nis në muajin shtator. Jemi në fazën që po ndërrojmë strukturën e OJF-së. Në prill do organizohet kampi i parë 5-7 ditor ku do të synohet të pikasen talente”, deklaroi Ndoci.