Ballina Aktualitet Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet...

Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm

176
0

Një apartament cili deri dje ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.

Apartamenti që ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit, me sipërfaqe 67.2 m2 dhe me pamje nga deti është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm’ për përurimin e të cilës ishin sot ministri I Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër’ tha Balla.

Apartamenti ishte në pronësi të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla prej 2021 vijon të jetë në arrati. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Nxitur dhe praktika e antimafias italiane tashmë Ministria e Brendshme ka marrë nismën për të ndaluar shitjen e pasurive të konfiskuara pasi shanset ishin që ata të riktheheshin tek ish poseduesit por ti vërë në shfrytëzim në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabë

Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi më tej Balla në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i BE-së