Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë të martën shefit të Qeverisë.
“Z. Veliji është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave”, thuhet në vendim.
Ndryshi Veliji para dy dite kishte njoftuar për dorëheqjen e tij.