Ballina Kronika Kush është Ignor Kokunov, rusi i arrestuar në Shqipëri që kërkohet me...

Kush është Ignor Kokunov, rusi i arrestuar në Shqipëri që kërkohet me ngulm nga Moska

88
0

Ignor Kokunov është rusi i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij pas akuzave për lidhje me grupet mafioze.

Në dosjen që publikon Top Channel thuhet se 60-vjeçari mbante postin më të lartë të hierarkisë kriminale.

Me një vendim të gjykatës në Rusi ai u shpall fajtor për këtë vepër penale, ku u dënua me heqje lirie si më poshtë:

-Me vendimin e gjykatës se qytetit Podolsk te rajonit të Moskës të datës 05.10.1979 ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale sipas paragrafit 2 të nenit 144 të Kodit Penal 18;

-Ai u dënua me heqje lirie për një periudhe 2-vjeçare, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor për kryerjen e veprës, ai u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor dhe u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, duke vuajtur dënimin e tij në një regjim të rreptë në koloninë penale te arsim-punësimit.

-Dhënia e dënimit përfundimtar është heqja e lirisë për një periudhë 5 vjeçare, me kryerjen e dënimit në vendet e lartpërmendura.

60-vjeçari është dënuar me 10 vite heqje lirie dhe konfiskim pasurie, ndërkohë iu kërkua që të vuajë dënimin në një koloni penale të arsim-punësimit të rreptë, në Rusi.

Duke dashur t’i shmanget këtij dënimi, ai kapërceu gardhin në ambientin ku ishte dhe u arratis. Ai duhet ta vuante dënimin për 7 vite.