Ballina Europë Nëna e Navalnyt: Më treguan trupin e djalit. Autoritetet ruse më kërcënuan,...

Nëna e Navalnyt: Më treguan trupin e djalit. Autoritetet ruse më kërcënuan, donin varrim të fshehtë…!

55
0

Nëna e Alexei Navalny ka pohuar se ajo ka parë trupin e pajetë të të birit, thuajse një javë pas vdekjes së tij në një burg në Arktik.

Sipas mediave ndërkombëtare, ajo ka rrëfyer se është  kërcënuar nga zyrtarët rusë pasi i treguan trupin  e tij.

Lyudmila Navalnaya, 69 vjeç, tha se zyrtarët i thanë asaj se nëse ajo nuk pranon një funeral të fshehtë, ata do të “bëjnë diçka” me trupin e djalit të saj.

Në një video të postuar në YouTube, ajo akuzoi hetuesit rusë se e “shantazhuan” për të mbajtur një ceremoni mortore ndaj kritikun më të shquar të Putinit pa praninë e vajtuesve.

“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey,” tha ajo.

Navalnaya tha se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.

Nëna e Navalny thotë se nuk dëshiron “kushte të veçanta”, por thjesht dëshiron që djali i saj të trajtohet “sipas ligjit”.

“Kërkoj që trupi i djalit të më kthehet menjëherë”, ka thënë ajo.

Udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin për vrasjen e Navalny, i cili ishte burgosur në një koloni të largët penale siberiane.

Ekipi i liderit të opozitës tha në X të enjten se në certifikatën e vdekjes së Navalny thuhet se ai vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa ata akuzojnë shtetin rus për vrasjen e tij.

Kremlini i ka hedhur poshtë me zemërim këto pretendime, duke i përshkruar akuzat se ai ishte helmuar nga agjenti nervor novichok si “absolutisht të pabazuara”.