Ballina Politika Nis në kaos seanca në Kuvend, foltorja vijon me skenarin e bilbilave

Nis në kaos seanca në Kuvend, foltorja vijon me skenarin e bilbilave

91
0

Ka nisur mes tensioneve e kaosit edhe seanca plenare e kësaj të enjteje.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot marrëveshjen me Italinë për emigracionin, amnistinë penale, si dhe ndryshimet ligjore te ligji për zonat e mbrojtura.

Në faqen e Kuvendit është zyrtarizuar rendi i ditës i seancës plenare të kësaj të enjteje. Sipas shkresës së firmosur nga Kryetarja Lindita Nikolla, pikë e parë e diskutimeve do të jetë Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV”.

Pika tjetër është Projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e  migracionit”. Kjo marrëveshje kaloi edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese pas kundërshtive të opozitës.

Një tjetër pr/ligj që pritet për t’u miratuar këtë të enjte është dhe amnistia penale që kërkon 84 vota. Nga ky pr/ligj përfitojnë mbi 700 të dënuar.

Pika e fundit e rendit të ditës është dhe miratimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura. Kjo nisën e disa deputetëve të mazhorancës, forcon rolin e Bashkive për zonat e mbrojtura, teksa për opozitën këto ndryshime ligjore i hapin rrugë betonizimit të tyre.