Ballina Kronika Panik në Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armës pika e këmbimit valutor,...

Panik në Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armës pika e këmbimit valutor, zbardhen detajet e para

195
0

Një grabitje në një pikë këmbimi valutor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin.

Teksa është larguar, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim. Policia është vënë në ndjekje të autorit.