Ballina Kulturë Prind që 21 vjeç, “pirati i zemrave” tregon reagimin e babait: Dhomën...

Prind që 21 vjeç, “pirati i zemrave” tregon reagimin e babait: Dhomën ja ku e keni, hani njëri-tjetrin

79
0

Këngëtari i njohur Çlirim Denaj ka rrëfyer si asnjëherë më parë jetën e tij, përballë moderatores Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë babai kur e mori vesh që do të martohej në moshë të re dhe më tej zbuloi se çfarë u detyrua të sakrifikonte për familjen.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si e pritën prindërit martesën në moshë kaq të re, të bërit baba kaq herët?

Çlirim Denaj: Dhe të mendosh që unë sa isha kthyer nga ushtria, isha pa punë, Ladisllava pa punë. “Po shumë shpejt mor bir, pse kështu”, më tha. “Po kështu ndodhi tani, ça të bëjmë?” Tha: Po mirë, ça do bësh tani/ Dhomën ja ku e ke, hani njëri-tjetrin. Këto ishin fjalët që më tha.

Pranvera Borakaj: U ndjeve me një peshë të madhe përgjegjësie,  apo ishe shumë i dashuruar në atë kohë dhe mendove që do ta zgjidhje?

Çlirim Denaj: Unë kisha një tip në atë kohë, një natyrë që ata që fejoheshin nga osha 26, 27, 28 thoja “ça bëjnë këta, a janë në terezi. Jo kaq shpejt”. Po unë rashë në dashuri  me këtë vajzë dhe nuk pyeta më, mu errëzuan sytë.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë jeta më pas?

Çlirim Denaj: Jo, nuk ishte e vështirë…

Pranvera Borakaj: Si ishte ardhja në jetë e djalit?

Çlirim Denaj: Më bëri atë që aty kur unë mund të vazhdoja atë futbolin dhe më bëri që thashë, unë tani familjar, ça më duhet futbolli. Më dukej tepër i vështirë sepse duhej të sakrifikoje nga familja, nga jeta, nga të gjitha dhe e lashë futbollin.