Ballina Politika ”Protesta e opozitës, pozitive”, Shehi kundër grupimit të Rithemelimit: Në vend që...

”Protesta e opozitës, pozitive”, Shehi kundër grupimit të Rithemelimit: Në vend që të flasim në parlament, flasim tek oborri

248
0

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë televizive foli për zhvillimet politike. Shehi u shpreh se është kundër bojkotit të parlamentit dhe se sot ishte një seancë prap e pasukseshme.

Shehi: Protesta mu duk pozitive, njerëz kishte goxha. Sigurisht janë bërë edhe protesta më të mëdha.

Kjo nuk është më cështje e një mitingu, këtu jemi të paqartë se si do vazhdojmë, kush është rruga, cilat do jenë hapat e mëtejshëm.

Edhe sot pati një seancë prap të pasukseshme.

Njëlloj bojkoti që i bëjmë ne opozita parlamentit.

Unë nuk jam për këtë, unë jam për të hyrë në parlament, për të bërë jetën përlamentare për të debatuar.

Sot kaloi një marrëveshje marrëveshja me Italinë për emigracionin.

Në të cilën opozita mund të thoshte opsionet e veta.

Në vend që të flasim tek salla e parlamentit dalim flasim te oborri i parlamentit.

Njëkohësisht u fol edhe për cështjen e amnistisë.

Amnistia është  një lloj falje që tregon parlamenti për të përfituar një pjesë e atyre. Por nuk mund të ndahet sic është ndarë nga dy kampet.

Amnistia është një gjë që përcaktohet me vitet.