Botërori i Formula 1 për 2024 nis më 29 shkurt në Bahrein me provat e lira dhe tanimë pilotët janë duke bërë provat me makinat e reja të prezantuara ditë më parë.
Në ditën e parë të testimeve në vigjilje të sezonit të ri, Red Bulli i Max Verstappen u konfirmua si makina më e shpejtë dhe si pretendente për titullin e radhës.
Pas provave dhe eksperiencës me makinën e re, holandezi tri herë kampion bote tha se i mungonte pista dhe se është i lumtur me makinën.
“Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi. U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur”, tha kampioni në fuqi i F1.