Ballina Politika “Shqipëria hodhi hapin e duhur”, Erdogan komenton votën e Shqipërisë në OKB...

“Shqipëria hodhi hapin e duhur”, Erdogan komenton votën e Shqipërisë në OKB për rezolutën kundër SHBA-së për çështjen e Jeruzalemit

135
0

Ankaraja ka marrë flamurin e kauzës palestineze në botën muslimane, Tirana është rreshtuar pas atyre që promovojnë të drejtën e shtetit të Izraelit “për vetëmbrojtje”, por kjo nuk e ka penguar presidentin turk Erdogan të falenderojë kryeministrin Rama “për përkrahjen e popullit palestinez në mes të katastrofës humanitare si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza”.

Këto deklarata që i përcolli e përditshmja turke Dailysabah u bënë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar të martën në Turqi. Erdogan e precizoi edhe shkakun e falenderimit të tij. “Me votën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria hodhi hapin e duhur. Solidariteti i saj me popullin e shtypur palestinez në këtë kohë është shumë i rëndësishëm”, tha ai sipas agjensisë zyrtare turke Anadolu.