Ballina Kronika Synonin të kalonin disa emigrantë ilegalisht jashtë kufijve, vihen në prangat e...

Synonin të kalonin disa emigrantë ilegalisht jashtë kufijve, vihen në prangat e policisë

44
0

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur me 10 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, për 2 shtetas që do të transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga Vendet e Treta, në bashkëpunim me specialistët e AMP Gjirokastër-Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë, në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, teksa transportonin drejt Tiranës, me një furgon që drejtohej nga shtetasi E. R., 10 emigrantë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga kontrolli fizik, 48-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.