Ballina Kulturë Vdes në moshën 101 vjeçare komediania franceze

Vdes në moshën 101 vjeçare komediania franceze

111
0

Komediania franceze Micheline Presle ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare. Ylli i kinemasë franceze që ka luajtur përkrah figurave të tilla si Jacques Becker, Christian Jaque apo Claude Autan-Lara. Ajo gjeti fillimisht sukses në televizion me “Les Saintes Cheries”. E përzgjedhura e një tresheje artistesh të reja që dolën në skenën e kinemasë franceze pas luftës së dytë botërore, Micheline Presle ishte ylli kryesor i kësaj epoke. Më përpara kishte marrë famë me “Paradis Perdu” të Abel Gance në moshën 18 vjeçare.  Filmi “Diable au corps” shkaktoi skandal të madh dhe ajo më pas u nis për në Hollywood më shumë nga shpresa për të bërë karrierë sesa nga dashuria për burrin e saj Bill Marshall që kishte qenë i martuar më parë me Michele Morgan. Filmi kishte mbështetjen e plotë të Jean Cocteau. Pas divorcit u kthye në Francë. Në një libër me kujtime (L’arriere memoire”) ajo tregon “nuk më donin më si më parë”. Kjo është deri diku e vërtetë, “Vala e Re” e injoroi, me përjashtim të një roli të vogël te “La religieuse” të J.Rivette. Ajo u shua të mërkurën. A.K./TemA