Ballina Aktualitet Durrës/ Del foto, ja ku e groposën tre fëmijët babanë e tyre

Durrës/ Del foto, ja ku e groposën tre fëmijët babanë e tyre

109
0
Kjo është gropa ku u gropos Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij të cilët kishin thurur planin gjakftohtë për ta vrarë. Gropa ishte hapur brenda kasolles së bagëtive.

Vrasja ndodhi mesditën e 10 shkurtit brenda në një dhomë në banesë, tre ditë para se 25 vjeçari  i cili konsiderohet dhe njeriu që ka shkrehur pistoletën, të ketë bërë denoncimin në polici. Policia zbardhi dhe motivin e krimit. Veç konflikteve të vazhdueshme shkak i vrasjes ka qenë dhe refuzimi I 19 vjeçares për tu fejuar pa dëshirën e saj.

Hysen Meta ka pranuar krimin në polici pasditen e sotme, ndërsa gjatë ditës kishte qenë vajza 19 vjeçare e cila kishte marrë përsipër krimin duke deklaruar se e kishte kryer vrasjen pasi donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Trupi i 50-vjeçarit u zhvarros dhe u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku u konstatua se ishte vrarë me 4 plumba. Arma e krimit u gjet në një kënetë pranë fshatit.

Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave.