Ballina Kronika E rëndë/ 62-vjeçari gjendet i varur në kasollen pranë banesës, dyshohet se…

E rëndë/ 62-vjeçari gjendet i varur në kasollen pranë banesës, dyshohet se…

84
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Roskovec. Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.

Burri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Nuk dihet ende shkaqet që e kanë çuar 62-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”,- bën me dije policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.