Igli Cara ka marrë shkas nga një protestë e disa familjeve të cilat kanë deklaruar se nuk marrin prej kohesh bonusin e qirasë pë të reaguar nda kryebashkiakes Sako të cilën e ka akuzuar se ka fshehur të vërtetën
Postimi i Carës
Zonja Sako paska fshehur të vërtetën! E pritshme dhe e përsëritur! Megjithëse qeveria ja ka bërë të qartë bashkisë që nuk do ta subvenciononte më bonusin e qirasë për 2500 familjet e pastreha nga tërmeti, kryebashkiakja ka zgjedhur me vetëdije të plotë ta fshehë të vërtetën.
Nuk mjafton me kaq! As nuk e ka parashikuar në buxhetin e bashkisë fondin përkatës, duke lënë në mëshirë të fatit mijëra banorë, me sytë nga qielli, për jo pak, por një vit të tërë.
E dhimbshme, por e vërtetë! Sa herë që flitet per hallet e qytetit, Sako zgjedh të fshihet!
Siç bëri me Komisionin Hetimor, ku duhej të përgjigjej për inceneratorët. U largua, kur kishte si detyrim ligjor të përgjigjej.
Më shumë se mungesë përgjegjësie, këto veprime të përsëritura dëshmojnë rëndësinë që ka qyteti dhe bashkëqytetarët për sekretaren e qeverisë, që flet më shumë me heshtjen, se sa me fjalët! #rindertimi