Ballina Aktualitet Mister fati i Ervis Martinajt/ Çfarë po ndodh me hetimet policore? Reagon...

Mister fati i Ervis Martinajt/ Çfarë po ndodh me hetimet policore? Reagon Balla dhe zbulon detaje të reja

218
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një takim me strukturat e policisë në Korçë është pyetur në lidhje me hetimet për të zhdukurin Ervis Martinaj.

Ai u shpreh se Policia e Shtetit po bën e detyrën e saj në 24 orë në ditë dhe se do i shkohet deri në fund kësaj çështje.

“Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar deri në fund jo vetëm kësaj çështje por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur sikurse pjesë p.sh. e analizës tonë sot me Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale në Korçë të pazbuluara.”, u shpreh Balla nga Korça.