Ballina Kosovë Prokuroria kërkon dënimin e kreu të Kuvendit Kosovës, ja akuzat

Prokuroria kërkon dënimin e kreu të Kuvendit Kosovës, ja akuzat

81
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po përballet me drejtësinë, për akuzat e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të dënohet për akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa mbrojtësja e tij, avokatja Arbnora Zeqiri kërkoi që Konjufca të lirohet nga akuza.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, duke bërë të pamundur qëndrimin në sallë.

Prokurori Besart Mustafa tha se bazuar në provat materiale dhe profesionale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se Konjufca ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në fund ai kërkoi që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.