Ballina Aktualitet Shkodër/ Gjenden dy mina të paplasura në Bushat, dyshohet se i përkasin...

Shkodër/ Gjenden dy mina të paplasura në Bushat, dyshohet se i përkasin vitit 1997

103
0

Dy mina të paplasura janë gjendur në fshatin Bushat dhe dyshohet se i përkasin vitit 1997.

“Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997”, njofton policia.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.